
Çanta Louis Vuitton më flamurin shqiptar bëri jo pak bujë, kjo edhe për faktin se u publikua nga kryeministri Edi Rama i cili e paraqiti si prodhimin më të ri të shtëpisë së modës Louis Vuitton, gjë e cila ka rezultuar e pavërtetë.
“Faktoje” iu drejtua me anë të postës elektronike shtëpisë së modës Louis Vuitton më 10 janar, lidhur më këtë çështje.
Në përgjigjen zyrtare, më 13 janar, një përfaqësuese e Louis Vuitton në përgjigjen e saj saktësoi se “krijimi është nga një palë e pavarur dhe nuk është pjesë e katalogut” të tyre, duke sqaruar se çanta me flamurin shqiptar nuk ishte e krijuar nga Louis Vuitton.
Ndërkohë deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama sërish si gënjeshtar.
Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se kryeministri gënjeu sërish për Lousi Vuitton duke e cilësuar si një njeri të paturp.
Statusi nga Petrit Vasili:
Rama genjeu prap edhe per Louis Vuitton, medet cfare karagjoz kryeminister
Or po ky Rama eshte i paturp i lindur!
Sa filloi viti i 2023 dhe genjeu per çantat me flamur shqiptar, qe gjoja ishin te Louis Vuitton!
Louis Vuitton pergenjeshtroi mufkën e karagjozit Rama duke pohuar se nuk jane çanta te prodhuara prej tyre.
Rama eshte po i njejti karagjoz, qe ne kohen e Pandemise Edi Rama genjeu shume trashe duke shitur Videot e protestave ne Algjeri sikur ishin policia ne Spanje qe shperndante me dhune qytetaret per Covidin.
Rama eshte po i njejti karagjoz qe genjeu e tha
Zvicra kishte vendosur penalitetin e tre viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre”!
Rama eshte po i njejti karagjoz qe tha se Alabari po nderton ne Kroaci kur kishte dy vjet qe e kishin perzene pa filluar fare!
Medet Shqiperi çfare karagjozi shkollepak ke qe genjen qe sa zgjohet edhe deri sa fle.
Statusi i kryeministrit Edi Rama më herët:
Arena e Lajmit