PSG bëhet gati për Juven, Galtie thumbon Alegrin: Ka djallëzinë e trajnerëve italianë

Kristiof Galtie nuk i zë besë Juventusit. Trajneri i PSG-së ka paralajmëruar në konferencën e sotme për shtyp para sfidës në Ligën e Kampioneve se ekipi i tij duhet të jetë i përqendruar plotësisht ndaj bardhezinjve që kanë futbollistë cilësore. Ai ka bërë të qartë se askush nuk duhet t’u besojë fjalëve të Alegrit i cili pak ditë më parë kishte theksuar se PSG nuk ishte rivali i Juventusit por dy ekipet e tjera në grup.

galtie

“Pas fitores në Nantë, kam parë futbollistët që janë përqendruar menjëherë në ndeshjen e nesërme. E adhurojmë, është hera e parë që shoh lojtarët që përqendrohen kaq shpejt për një ndeshje, në nivel kolektiv dhe individual. Janë kujdesur që të rikuperojnë mirë, të përgatiten mirë, ekziston dëshira për ta filluar mirë me këtë sfidë shumë të bukur.

PSG favorite? Jo, do të ishte reduktuese ndaj skuadrave të tjera. Çdo vit ka 8-9 skuadra që potencialisht mund të fitojnë Ligën e Kampioneve, ka skuadra favorite që nuk mbërrijnë në fund, ka surpriza, skenarë të pamendueshëm me zhvillime të mëdha emotive. Klubi dëshiron ende të fitojë. Të themi që jemi favoritë… Nuk e mendoj. Këtu janë lojtarët më të mirë.

Juventusi ka eksperiencë, është një skuadër e vështirë për t’u mundur. Tani thuhet se është në vështirësi, por duke marrë shkas nga organizimi i tyre, është i vështirë për t’u menaxhuar, të krijosh raste kundër tyre. Bëjnë një punë intensive në mbrojtje, janë shumë të fortë në tranzicion, shkojnë në thellësi dhe kanë Vlahoviç përpara.

Alegri thotë që ka kundërshtar Benfikën? Ka më shumë eksperiencë se unë dhe ka djallëzinë e trajnerëve italianë që respektoj shumë”, ishin fjalët e Galtie për sfidën që luhet nesër në Paris.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×