“Zyrtarët e tu mbushin dyshekët e tubat e aspirimit me taksat e shqiptarëve”, Berisha thirrje Ramës: Pensionistët s’kanë nevojë për mëshirë, por…

Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij nga Durrësi me rastin e 32-vjetorit të krijimit të PD në këtë qytet, bëri një paralelizëm mes, siç e quajti ai, regjimin me të cilin përballen shqiptarët sot dhe regjimin kundër të cilit PD luftoi në 1991.

Ai i bëri thirrje kreut të qeverisë që të mos vjedhë shqiptarët e të mos fshehë vjedhjen e kryer nga zyrtarët e tij.

“Revolucioni ynë nuk ndalej me një vendosmëri absolute, demokratët e Durrësit dhe Shqipërisë votuan betejën e tyre derisa larguan me votë të lirë regjimin më çnjerëzor që kishte vendosur mbi shqiptarët një diktaturë të katërfishtë.
Revolucioni u zhvillua kundër sistemit monist që nuk pranonte pluralitetin. Sot Durrësi e Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, pro sot jemi në një monizëm më të fuqishëm se ai i vitit ’91.
Monizëm i cili ushtron mbi shqiptarët të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe atë të teknologjive më moderne. Monizëm që vret çdo ditë shpresën e të rinjve. nëse në ’91 shqiptarët u dyndën drejt gjemive, ishte sepse gdhiheshin e ngryseshin me dhimbjen e urisë dhe mjerimit, sot janë më shpresëvrarë sepse e drejta nuk ekziston në vendin e tyre, fondet e taksa e tyre vidhen, trajtohen në mënyrë depersonalizuese. Këto ditë dëgjoni si bërtet Rama për pensionistët: Do ketë një bonus të madh. Por në prill kur t’jau marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme do lumturojë sërish pensionistëve.
Abazoviçi i tha në sy dje, në 4 vite rrita rrogën mesatare me më shumë se 300 euro, ndërsa ky jo vetëm që nuk e rriti por referuar inflacionit e uli me të paktën 25 përqind. Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh! Hiq dhomën e gjumit nga avionët e tu dhe shihe sa do ngelin. Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspiratorit me taksat e shqiptarëve. Mos fshih vjedhjet.
Gjithçka e ka bazën në vjedhjen dhe përçmimin e qytetarëve. kjo që bën kjo qeveri është gjenocid për shqiptarët në krijimin e kalkuluar të kushteve për largimin e tyre nga vendi”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×