Teksa afrohen datat e dyndeshjeve të mbetura për Ligëne Kombeve ndaj Izraelit dhe Islandës, aq më shumë i shtohet dhimbja e kokës trajnerit Edi Reja.
Shqipëria po ndiqet nganjë fat i keq, pasi në harkun edy javëve janë dëmtuar disalojtarë të rëndësishëm të formacionit kuqezi, pa kujtuar këtuminutat e pakta që po merr pjesa tjetër e lojtarëve nëpër ekipet e tyre respektive.
NDRYSHIMET
Nëse do tërendisnim një formacion hipotetik me emrat të cilët Edi Rejaka grumbulluar në kohët e fundit, atëherë do të shikonim njëShqipëri me shumë ndryshime, në rast se skema do të ishtepo e njëjta. Aktualisht të dëmtuar janë: Gjimshiti, Kumbulla, Dermaku, Hysaj, Manaj dheVrioni. Shohim që gropa më emadhe është në mbrojtje dhe duke iu referuar emrave që Reja ka përzgjedhur në grumbullimin e fundit do të kishimnjë formacion kështu mepërafërsi:
Në portë mbetet Berisha, ndërsa treshja e mbrojtjes mund të kompletohet meIsmajlin, Veselin dhe një mes Mihajt, Adrian Bajramit osePrengës, por nuk përjashtohet edhe një kthim mbrapa iGjasulës. Në krah Balliu dhe majtas Lenjani ose Hoxhallari. Në mesfushë alternativat janë me Baren, Çekiçin, Asllanin, Laçin, Abrashin apo Ramadani me Nedim Bajramin. Nësulm, përveç mungesës së Vrionit dhe Manajt, të gatshëmjanë: Broja, Uzuni, Cikalleshi apo Seferi.
Arena e Lajmit
