“Nuk rezulton të ketë përfituar fonde publike”, avokati i Olta Xhaçkës: Kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje Kushtetuesen

Xhackaaaa

Genc Çifligu, avokati i ministres Olta Xhaçka, ka folur në lidhje me akuzat për përfitim nga fondet publike.

Ai ka deklaruar se Xhaçka nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike, ndërsa shtoi se kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk rezulton që deputetja Olta Xhaçka të ketë përfituar fonde publike. Xhaçka si anëtare e kabinetit qeveritar nuk rezulton të ketë përfitime nga të mirat publike.

Kërkimet e paraqitura nuk legjitimohen që të vënë në lëvizje GjK. Nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë.

Nuk ka asnjë kontratë të lidhur mes shoqërisë dhe bashkisë Himarë pasi ndodhemi ende në procesin e ndërtimit të strukturës hoteliere.

Fakti se deputetes i janë drejtuar Kuvendit ne 1 korrik 2022, nuk i legjitimon pasi ka kaluar afati. Afati nis me botimin e vendimit te qeverise për investitorin strategjik më datë 9 mars 2022 në fletoren zyrtare”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×