PSG-ja ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Juventusit në duelin e parë të fazës së grupeve në Champions, në stadiumin “Parc des Princes”.
Për parizienët shënoi dy herë Kilië Mbape në minutat 5′ dhe 22′, ndërsa për bardhezinjtë e Masimiliano Alegrit realizoi Ueston MekKeni në minutën e 53′.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë takim ishte koreografia dhe kori i tifozëve të PSG-së të cilët ishin të papërmbajtshëm në tribuna.
Fansat e skuadrës nga Parisi kanë shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Juve Mer*a” dhe duke kënduar gjithashtu në kor.
Video u bë menjëherë virale.
– Arena e Lajmit
