
Poli Hoxha në emisionin “Në Shënjestër” në News24 foli për grabitjen e parave në banesën e ish-zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosi.
Gjatë bisedës në studio ai tha se në këto 30 vite korrupsioni është bërë hapur fare pas pasur asnjë reagim.
“Ajo që më bërë përshtypje ishte habia e shqiptarëve me shumën që u vodh në banesë. E gjitha kjo është një proces që nuk po realizohet as nga drejtësia apo sensibilizimi i shoqërisë. Aq i madh është korrupsioni saqë zien e zien dhe shpërthen vetë. Çdo gjë është e hapur, nga drejtorë tek nivelet më të larta. Ky është një korrupsion që nuk ka nevojë për një hetim të sofistifikuar. KLSH është një institucion kyç, por nëse SPAK, KLSH dhe institucioni i deklarimit të pasurive bëhen bashkë dhe funksionojnë nuk është e vështirë për ti kapur”, tha ai.
Arena e Lajmit