I dha dorëheqjen klubit bardheblu, kryeqytetasit marrin vendimin për…

Omer Bunjaku do të vijojë të jetë pjesë e strukturave të klubit të Shkupit!

OMER BUNJAKU

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, Bunjaku u kishte dorëzuar dorëheqjen klubit bardheblu nga posti i drejtorit sportiv, por mesa duket kryeqytetasit e kanë refuzuar kategorikisht.

Sipas mediave vendase, arsyet e dorëheqjes së Bunjakut janë disa transferime të kryera së fundmi, por kampionët në fuqi të Maqedonisë së Veriut refuzojnë largimin e drejtorit të tyre sportiv.

Aktualisht, Shkupi në katër javë kampionat renditet në vendin e 6 me 7 pikë të grumbulluara, teksa ekipi kryeqytetas është eliminuar në fazën “Play-Off” të Ligës së Konferencës nga një tjetër skuadër shqiptare, Ballkani i Ilir Dajës.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×