Sadio Mane në rënie, statistikat negative e nxjerrin zbuluar sulmuesin senegalez

Sadio Mane u prezantua si blerja më e madhe e Bajern Mynihut në treguan e transferimit të sapombyllur (vlera 32 milionë euro). 30-vjeçarit duket se i mbaruan energjitë para kohe, ose më saktë, kështu raporton “Sport1” me ndihmën e portalit statistikor “FBref” se sulmuesi senegalez ka përqindjen më të ulët në 5 vitet e fundit për saktësinë e goditjeve të përfunduara me gol.

Mane

11% është shifra e saktësisë para porte, në lidhje me të gjitha goditjet në kuadrat, kuota është edhe më e ulët se sezoni e kaluar, ku ai luante në shërbim të Liverpulit me 12%.

Edhe pse ka arritur të tundë rrjetën në çdo kompeticion të mundshëm me ngjyrat e rekordmenëve gjermanë, me një total 5 gola në 7 ndeshje (3 gola në Bundesligë, 1 gol në Superkupë dhe 1 gol në Kupën e Gjermanisë) sërish nuk u ka shpëtuar kritikave të bazuara në fakte.

Shembulli më i mirë ishte ndeshja e fundit ndaj Union Berlinit, ku afrikani nuk arriti të lërë shenjë në asnjë fragment nga barazimi me berlinezët.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×