
Jannik Sinner po punon për rikthimin në fushë pas dëmtimit në gjurin e djathtë që e detyroi të mungonte në US Open. Lajmi pozitiv vjen nga Filippo Volandri, kapiteni i Italisë në Kupën Davis, i cili ka konfirmuar se numri një i botës ka nisur prej rreth dhjetë ditësh përgatitjen fizike. “Jannik po stërvitet dhe është mirë”, deklaroi Volandri, duke shpjeguar se ngarkesat po rriten gradualisht, pas një periudhe prej afro 50 ditësh jashtë fushave.
Sinner po synon të rikthehet në gjendjen optimale përpara se të vendosë për angazhimet e ardhshme. Në këtë kuadër është edhe Kupa Davis, por Volandri nuk ka dashur të japë një datë konkrete për rikthimin. “Prioriteti është të rikthehet 100% dhe për këtë ka nevojë për gjithë kohën e nevojshme. Më pas do të bëhen të gjitha diskutimet”, u shpreh kapiteni italian.
Për momentin, fokusi i Sinner mbetet rikuperimi i plotë fizik, përpara rikthimit në garat zyrtare.Mungesa e nr.1 të botës u ndje shumë në US Open që ishte edhe grand slam i fundit për 2026. Tani italiani do të kërkojë të rikuperojë plotësisht e të rikthehet në 100% për të qenë i gatshëm në turneun e madh të radhës, atë të Australian Open që do të zhvillohet nga Janari 2027.
and then