Vetëm katër ndeshje zyrtare në Superiore/ Erzeni, ritakim me Partizanin pas 19 vitesh

Në Shijak e presin me shumë entuziazëm ndeshjen e radhës, teksa do të luajnë kundër Partizanit pas plot 19 vitesh. Të dielën, në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, Erzeni do të tentojë të marrë fitoren e parë në histori ndaj të kuqve. Në ballafaqimet mes dy skuadrave në elitën e futbollit shqiptar regjistrohen vetëm katër ndeshje, nga të cilat tri herë ka fituar Partizani (2- 1, 5-0, 1-0) dhe një takim ka përfunduar në barazim 0-0.

Erzeni Krasniqi

Për herë të fundit që ekipet janë përballur në Superiore ka qenë sezoni 2002-2003, kur më 17 maj 2003, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Tofik Jashari”, kanë fituar “demat” me shifrat 1- 2. Ndeshja e parë dhe natyrisht historike mes skuadrave në elitën e futbollit shqiptar është luajtur atëherë kur Erzeni debutoi në Superiore, pikërisht në sezonin 2001-2002. Në sfidën e 27 tetorit 2001 kanë fituar të kuqtë me shifrat minimale 0-1 në Shijak.

Ndeshjet e atyre dy sezoneve kanë qenë shumë të zjarrta, kjo edhe për faktin se tifozëritë mbushnin shkallët e stadiumeve. Në qytetin e Shijakut nuk mungojnë as simpatizantët e kuq, por këtë herë në Elbasan, tifozët e Erzenit shkojnë më të organizuar se kurrë për të mbështetur ekipin. Drejtuesit e Erzenit kanë vendosur autobusë pa limit për tifozët.

SITUATA – Grupi i lojtarëve është i plotë në prag të ndeshjes me “demat”. Konfirmohet se tek Erzeni nuk ka as dëmtime apo mungesa për kartonë në këtë takim, kështu që trajneri Xhevahir Kapllani do të ketë luksin e përzgjedhjes ndaj Partizanit. Stafi është përqendruar shumë në lëvizjet taktike për ta surprizuar Partizanin. Kreu i pankinës pret më shumë nga sulmuesit, pasi deri tani nuk kanë shënuar asnjë gol.

RONALD FAJA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×