Tashmë është zyrtare, Marko Roze është trajneri i ri i Lajpcigut.
45-vjeçari gjerman ulet në pankinën e skuadrës së Bundesligës duke pasuar në stol, italianin Domeniko Tedesko, i cili u shkarkua nga detyra e trajnerit pas humbjes së rëndë në sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions ndaj Shaktar Donjetsk me rezultatin 1-4 në shtëpi.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi gjerman me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, teksa sqaron se Marko Roze do të marrë në drejtim ekipin me efekt të menjëhershëm dhe ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, që do ta mbajë të lidhur për të paktën deri më 30 qershor 2024.
Më parë gjermani ka qenë trajner edhe e skuadrave të Borusia Dortmund, Borusia Mysheglabah, Salcburg.
Es ist offiziell!
Marco #Rose wird neuer Cheftrainer von #RBLeipzig und erhält einen Zweijahresvertrag bis Juni 2024.
Der 45-Jährige tritt damit die Nachfolge von Domenico #Tedesco an.
— RB Leipzig (@RBLeipzig) September 8, 2022
– Arena e Lajmit
