Revista e njohur “France Football” e cila jep çdo vit trofeun e “Topit të Artë”, nga ky sezon ka vendosur që të vlerësojë edhe ata të cilët do të shkëlqejnë si golashënues me një trofe të veçantë.
Revista franceze ka bërë të ditur se tani e tutje do të jepej “Trofeu Gerd Myler”, i cili mbante emrin e legjendës gjermane të njohur si një golashënues i jashtëzakonshëm. Trofeu në fjalë do t’i jepej kësisoj atij që shënonte më shumë gola në ndeshje zyrtare me klubin dhe kombëtaren gjatë një sezoni futbollistik.
Kështu, do të hiqet çmimi i sulmuesi më të mirë që vinte nga votimet, për t’ia lënë atë fushës së lojës ku ai i cili do të shënonte më shumë do të bënte të tijin këtë trofe shumë të veçantë.
🌕✨ The Müller Trophy awards the best striker who scores most goals for his club and his national team in offcial games during the previous season.
Gerd Müller was one of the best German players of his generation, he won the 1970 Ballon d’Or#ballondor pic.twitter.com/vu1VDFUF7O
— Ballon d’Or #ballondor (@francefootball) September 8, 2022
Arena e Lajmit
