Josa ka dilema vetëm për krahun e majtë të sulmit, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia

Vllaznia pritet të ketë pak ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Tiranës. Esin Hakaj, që mungoi ndaj bardhebluve, pritet ta nisë sërish nga stoli dhe në krahun e majtë do të vazhdojë të luajë Geralb Smajli, që bëri një paraqitje të mirë në kryeqytet.

josa sinani

Duke llogaritur mungesën e Liridon Latifit dhe Herald Markut, ndryshimet pritet të jenë vetëm në rreshtim dhe dilema më e madhe e Josës është se kush do të luajë në krahun e majtë të sulmit. Hoxhaj dhe Çoba janë kandidatët potencialë për t’iu bashkangjitur Malës dhe Kainës. Ndërkohë, Zogoviç do të jetë si zakonisht në portë.

Mbrojtja përbëhet nga Gurishta në krahun e djathtë, si dhe Juriç e Bulatoviç në qendër. Mesfusha pritet të jetë me tre lojtarë, ku krahas Boshnjakut dhe Jonuzit, do të jetë Heriç. Në repartin ofensiv qendërsulmuesi brazilian Kaina, konfirmohet titullar, duke lënë në stol Aralicën.

VLLAZNIA FORMACIONI I MUNDSHEM

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×