FOTO/ Përgjaken sërish rrugët, aksident në aksin Sukth-Manzë, një i vdekur dhe një i plagosur

Fcba2a1f B48f 4926 Be64 E56efe433cd6

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Sukth-Manzë.

Nga informacionet paraprake mësohet se rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×