“Jam e gatshme t’i përgjigjem hetimit”/ Kërkoi ndryshimin e masës, shtyhet gjyqi për ish-zyrtaren Alda Klosi

Alda Klosi

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, shtyhet gjyqi për ish-zyrtaren Alda Klosi.

Ish-zyrtarja, e cila akuzohet për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, kërkoi lirimin nga qelia dhe caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ duke dhënë argumente se ishte e gatshme që t’i përgjigjej hetimeve.

Përmes avokatit të saj Klosi mbrojti këtë kërkesë për faktin se duhej të ishte në banesë për shkak se duhej të kujdesej për nënën e saj të verbër dhe djalin e saj të mitur.

Shkak i shtyrjes është bërë fakti se gjyqtari është i angazhuar në seanca të tjera të dhënies së masave të sigurisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×