Pierr-Emerik Obamejang është siguruar nga pronarët e Çelsit se ai nuk është transferuar vetëm për të kënaqur ish-trajnerin Tomas Tuhel, por ai do të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër.

Çelsi i pagoi 10.3 milionë paund Barcelonës dhe kartonin e Markos Alonsos për transferimin e sulmuesit 33-vjeçar, i cili u vendos nën urdhrat e trajnerit Tomas Tuhel në ditën e fundit të merkatos pasi kishin punuar së bashku te Dortmundi.
Gabonezi mezi priste të punonte përsëri me trajnerin gjerman, por ai mund të shijojë vetëm një ndeshje me të në stol, atë të debutimit kundër Dinamos së Zagrebit të martën, pas së cilës Tuhel u shkarkua nga pronarët e rinj.
Arena e Lajmit
and then