
Vetëdorëzohet autori i plagosjes mbrëmë të tre personave në Tiranë. Behet fjale per Altin Mergjyshi.
BalkanWeb raportoi dje se sherri ndodhi në një lokal në Laprakë, ku Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.
Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë. Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.
Tre të plagosurit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M.(D.), 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një lokali, në rrugën “Riza Cuka”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasit M. S., 44 vjeç, R. Rr., 40 vjeçe dhe V. Rr., 63 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Arena e Lajmit
and then