A do ketë sanksione nga BE për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar? Ja si përgjigjet ambasadorja Hohmann

Hohmann Ambasadore Be Ne Shqiperi 2

Zërave se shumë shpejt Bashkimi Europian do ndjekë të njëjtën politikë si SHBA dhe Britania për non-gratat e sanksionet për zyrtarët e korruptuar, i është përgjigjur ambasadorja e BE Christiane Hohmann.

Në një intervistë të parë për Euronews Albania, diplomatja tha se nuk ka asnjë nismë apo propozim të tillë nga BE.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja: Zonja Ambasadore, për sa i përket zyrtarëve të korruptuar dhe jo vetëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe Britania e Madhe duket se janë në unison për sanksionet ndaj zyrtarëve apo ish-zyrtarëve për korrupsion dhe jo vetëm. A do të ketë edhe nga Bashkimi Evropian sanksione mbi zyrtarët dhe ish-zyrtarët, pra të ndiqet e njëjta linjë që po ndjekin SHBA dhe Britania?

Ambasadorja: Nuk kam parë asnjë nismë të tillë në Bashkimin Evropian, është një vendim që merret nga 27 vendet anëtare, por nuk e kam parë deri më sot.

Gazetarja: Pra, do të duhej miratimi i 27 vendeve anëtare për ta bërë diçka të tillë?

Ambasadorja: Po, ashtu duhet të jetë.

Gazetarja: Dhe do të ishte e vështirë për të gjetur një konsensus mes 27 shteteve?

Ambasadorja: Unë nuk kam parë ndonjë propozim, në fakt. Duhet një propozim para se të diskutohet. Dhe nuk kam parë asnjë propozim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×