Formacion sulmues, si pritet të rreshtohet Tirana sot ndaj Kastriotit

Tirana do të sfidojë sot në orën 15:00 Kastriotin në ndeshjen që do të luhet në Kamzë.

TIRANA

Krutanët kanë qenë një kundërshtar jo i lehtë për kampionët në fuqi dhe i kanë hapur shumë probleme, duke marrë madje dy fitore në dy ndeshjet e fundit.

Tirana nuk do të ketë në dispozicion katër lojtarë në ndeshjen e sotme në Kamzë.

Realf Zhivanaj është i pezulluar si pasojë e kartonit të kuq të marrë ndaj Vllaznisë. Dijar Nikqi është drejt rikuperimit, ndërsa Huseini është i dëmtuar akoma.

Gjithashtu një mungesë tjetër është ajo e 18-vjeçarit Klevi Qefalija, i cili u dëmtua rëndë pas një përplasjeje në kokë në ndeshjen me Egnatian dhe do të mungojë për 1 muaj e gjysmë.

Pas disfatës me Vllazninë, objektivi i vetëm i ekipit të Shehit është fitorja, teksa në fushë do të zbresë me një formacion sulmues.

Trajneri i ka idetë e qarta, dhe ashtu siç e pohoi edhe në konferencë, është disi i kushtëzuar, pasi grupi ka ndryshuar dhe disa lojtarë nuk kanë arritur formën më të mirë fizike, si Limaj, Berisha dhe Patrik që pritet të jenë në stol.

Përpara do të luajë Xhixha në të djathtë, Hasani në qendër dhe Ismajlgeci në krahun tjetër.

Mesfusha me shumë mundësi do të përbëhet nga Kallaku, Aleksi dhe Deliu, ndërsa mbrapa do ta nisin Përgjoni, Najdovski, Behiratçe, Toshevski dhe Bekaj.

TIR (1)

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×