Luzi e nisi befasishëm sezonin, ku në start fitoi 2-1 në transfertë ndaj Flamurtarit. Me këtë optimizëm e presin edhe ndeshjen e radhës me fqinjët e kuqezinjve vlonjatë, Orikun. Në lidhje me këtë takim, trajneri i Luzit, Lorenc Pashja, për “Panorama Sport” u shpreh:
“Kushdo që mendon se Oriku është ekip më i dobët se Flamurtari, vetëm sa i bën dëm vetes dhe ekipit. Çdo kundërshtar ka vlerat dhe ambiciet e tij e duhet vlerësuar javë pas jave.
Oriku vjen pas humbjes me Dinamon dhe sigurisht kundër nesh ka synimin që të korrigjohet.
Kam besim te grupi, pasi jo vetëm miqësoret e fitorja në Vlorë, por në çdo seancë stërvitore konstatoj me kënaqësi një grup të harmonizuar ku mungon xhelozia dhe egoizmi.
Një fitore me Orikun do të na vlente shumë. Fillimi i mbarë është gjysma e punës dhe Luzi 2008 do të tentojë që të grumbullojë sa më shumë pikë të mundet”.
– Arena e Lajmit
