Sulmi terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit/ “Të shokuar”, reagon MEPJ shqiptare: Neveri ndaj akteve të tilla kriminale

Ministria E Jashtme 3 (1)

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare ka reaguar për sulmin terrorist në një Sinagogë në Jerusalem, ku mbetën të vrarë 7 persona dhe u plagosën 3 të tjerë.

Në një reagim në Twitter, ministria ka dënuar sulmin, ndërsa ngushëllon familjet e viktimave.

“Të shokuar nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit. Fakti që ky sulm ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaust-it e shton akoma edhe më shumë neverinë që ndjejmë ndaj akteve të tilla kriminale. Lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe për të lënduarit e këtij sulmi.”, thuhet në reagim.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×