“Këshillohem me Specian për të ndalur kuqezinjtë”, Xhanpaolo surprizon me deklaratën para duelit me Milanin

“Milani është skuadra më e fortë nga ato që kam parë deri më tani. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Do të duhet të japim 110% për të dalë nga fusha me rezultat pozitiv”.

uc-sampdoria-v-juventus-serie-a

Më këto fjalë e ka hapur konferencën për mediat Marko Xhampaolo, i cili ishte trajner i Milanit për disa javë përpara se të shkarkohej për t’i liruar vendin Piolit. Pavarësisht se e njeh forcën e skuadrës kuqezi, trajneri i Sampdorias, nuk e nis i mundur.

“Nuk ka ndeshje të lehta, disa janë thuajse të pamundura, por unë mendoj se duhet të luash me bindje, sepse nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Në vitin kalendarik Milani ka humbur vetëm një herë kundër Specias, ndoshta do t’i pyesim ata të Specias se si ia arritën t’i mposhtnin”, deklaroi strategu 57-vjeçar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×