Erzeni me mbrojtjen më të mirë, gati për të ndalur vrullin e Partizanit

Edhe pse vjen si jofavorit në letër, ekipi i Erzenit nuk do të shkojë si kalimtar në Elbasan për ndeshjen e javës së katërt në Kategorinë Superiore kundër Partizanit.

ERZENI

Djemtë e Kapllanit janë shfaqur tepër të mobilizuar në stërvitje, ku janë provuar kombinime të ndryshme në sulm, për ta gjetur Partizanin të papërgatitur në rast se do t’u jepet shansi.

Maloku dhe Nonato janë në balotazh për sulmin. Malokun ka përgatitje më të lartë fizike dhe Nonato, i sapoardhur, duket se ka më shumë nuhatje dhe është më efikas para portës.

Gjithashtu, Kriviçiç nga afrimet e fundit, po lufton për një vend titullari në mesfushë, ku gjen mjaft konkurrencë.

Mbrojtja dhe porta janë thuajse të konsoliduara pasi në tri ndeshjet e para nuk kanë pësuar asnjë gol, si askush tjetër në Superiore. Tashmë i mbetet sulmit të bëjë detyrën.

Duke qenë se shumë lojtarë u zyrtarizuan javën e fundit, te shijakasit pritet të rritet konkurrenca në javët e ardhshme, ku edhe lojtarët e rinj do të përmirësojnë formën e tyre fizike.

Tifozët janë euforikë, duke kërkuar maksimumin në këtë përballje, teksa premtojnë se do të jenë të shumtë në numër në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që drejtuesit janë me këmbë në tokë si në vlerësimin e ndeshjes, por edhe në deklarata.

R. FAJA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×