Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ merr vendimin, ja tre bashkitë ku do të bëhet votimi dhe numërimi elektronik

Celibashi443443

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të zbatojë procedurën për votimin dhe numërimin elektronik në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit për bashkitë Vorë, Kamzë dhe Elbasan.

Ishte pikërisht kjo pikë e rendit të ditësh që mori dakordësi nga palët, ndërsa vendimi erdhi pas shtesës së fondit të qeverisë për KQZ. Bëhet fjalë për një fond me një shumë prej 800 milionë lekë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i KQZ bëri parashtrimin e vendimit ku theksoi se ky projekt pilot do të aplikohet në 335 qendra votimi në këto 3 bashki.

Kujtojmë se ky projekt u aplikua për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-shit në njësinë nr.10 në kryeqytet dhe më pas, në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022 u mbajtën në Vorë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×