VIDEO/ Fjalimi emocionues para duelit me Partizanin, shikoni çfarë u thotë kapiteni Krasniqi lojtarëve të Erzenit

Erzeni është padyshim hirushja e javëve të para në Superiore. Skuadra shijakase e cila u formua me vonesë, arriti të shtangte sot kryesuesit e Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”.

Erzeni

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhevahir Kapllani nuk e ka provuar shijen e humbjes në katër javët e para. Klubi ka publikuar së fundmi një video para duelit me Partizanit, teksa lojtarët janë të mbledhur të gjithë së bashku në dhomën e zhveshjes, ndërkohë që kapiteni Gëzim Krasniqi, mban një fjalim emocionues 20 sekonda para shokëve të skuadrës.

erzeni5

“Çuna kjo ndeshje nuk ka nevojë për fjalë. Ta jep vetë atë entuziazmin, dëshirën, për të luftuar dhe fituar! Unë sot dua luftëtarë në fushë. Nga i pari të i fundit, të japim maksimumin, të ndihmojmë shokët dhe luajmë për fitore”, dëgjohet të thotë Krasniqi.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×