“Kuvendi si pazar i gjësë së gjallë”, Vasili akuza Nikollës: Kush e ka falsifikuar procesverbalin?! Na thoni emrin

Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit, se është falsifikuar procesverbali, ku i është mohuar e drejta e fjalës deputetëve të opozitës.

Ai kërkoi nga Nikolla se kush e ka falsifikuar këtë procesverbal.

“Meqë është pika e procesverbalit, të gjithë shqiptarët presin se kush e mori vendimin për të pezulluar këtë të drejtë të deputetëve opozitar. Kush e vendosi këtë gjë? ka gjithmonë një vendim. Ça është këtu pazari i gjësë?! Do bëhet seanca viktimë e sikleteve, frikërave apo problemeve poltike që ka kryeministri.

Kush e mori vendimin zonjë që votimi i 54 vetave mos të kryhet?! Ky nuk është më parlament, është Pazar i gjësë së gjallë. Më thoni se kush e mori vendimin? Këtu thuhet që nuk i jepet e drejta 54 deputetëve. Na thoni se pse nuk është kërkesa jonë në procesverbal. Nëse nuk e keni pasqyruar kërkesën, ndaleni seancën. Nuk jemi këtu që të falsifikojmë. Mos e ktheni Kuvendin në batak falsifikimesh.”, tha Vasili.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×