Ançeloti del në krah të Viniciusit: Nuk ka pse ndryshon sjellje

Vinicius Zhunior ka qenë protagonist absolut në fitoren 4-1 të Realit ndaj Majorkës. Ai ka shënuar për të katërtin takim radhazi për Realin.

anceloti

Megjithatë, pasditja e djeshme në Madrid ka qenë problematike për të, teksa është akuzuar nga kundërshtarët për provokime. Në adresë të tij nuk kanë munguar as ndërhyrjet e rënda, por trajneri Karlo Ançeloti i ka dalë në mbrojtje sulmuesit të vet, duke e cilësuar atë shembullor në sjellje.

“Vinicius është një lojtar i veçantë. Duhet ta kuptojmë se ai është një sulmues i prirur për të dribluar kundërshtarin dhe kjo gjë ndonjëherë i zemëron ata. Janë gjëra që ndodhin në futboll, por nuk kam çfarë t’i kërkoj atij, ai është shembullor në sjellje me kundërshtarët dhe gjyqtarët”, ka thënë Ançeloti.

Trajneri i Realit ka analizuar më pas ndeshjen, duke saktësuar se është shumë i kënaqur për atë çfarë ka bërë skuadra e tij, veçanërisht në pjesën e dytë. “Po paraqitemi shumë mirë. Skuadra ka qenë në gjendje të luajë shumë mirë edhe pa kapitenin Benzema”, ka thënë italiani i stolit të Realit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×