Çështja ‘McGonigal’/ Nga interpelanca me Ramën, debatet pa limit kohor te mungesa e Berishës, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Kuvendi 1

Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku do të mbahet dhe interpelanca me kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga grupi i Alibeajt, sa i takon çështjes ‘McGonial’.

Po ashtu në këtë seancë është depotizuar një kërkesë nga një grup deputetësh të PD që të futet në rend dite kjo çështjes, ku ligjvënësit të mbajnë fjalimet e tyre pa limit kohor.

Kujtojmë se Konferenca e Kryetarëve më 30 janar futi në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga grupimi demokrat i Enkelejd Alibeajt.

Deputeti i PD Alibeaj, do të pyesin Ramën për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI-së, ndërsa nuk dihet nëse ai do të jetë i pranishëm apo jo. Ndërkohë kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe 4 deputetë të tjerë, mungojnë sot në seanca, pasi janë përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare pas debateve në mbledhjen e javës së kaluar.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×