Bylisi arriti një tjetër rezultat pozitiv, kësaj radhe duke mposhtur Laçin në transfertë. Trajneri i ballshiotëve, Arjan Bellai, në prononcimin e tij për “Oversport”, u shpreh i lumtur për këtë fitore dhe kërkon që skuadra e tij të eci me këto ritme.
“Ne përgatitemi për çdo ekip sipas taktikat. Përveç një 10 minutëshi pas golit, ndeshja ishte shumë e mirë. Fati ishte me ne. Futbolli pa fat nuk mund të luhet kështu që jemi të lumtur për këtë fitore.
Kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë. Ne po nuk patëm topin në këmbë nuk vazhdojmë siç duhet. Gjithmonë punojmë që ta kemi ne topin në zotërim, si kur fitojmë, si të humbasim.
Punojmë shumë në taktikë në goditje standarde. Kemi shumë lojtarë që punojnë mirë me këmbë. Përpiqemi që të punojmë dhe t’i shfrytëzojmë. Jam i kënaqur me këta djem sepse janë moshë e vogël dhe i kanë uri për fitore. Kjo është kënaqësia më e madhe sepse gjatë gjithë javës këta djem punojnë me kokën poshtë.
Duhet të jemi me këmbë në tokë. Jemi ekip me lojtar të rinj. Kjo është më e mira. Duke punuar me këta çuna, është e mira që ne luajmë me lojtarët U21. Ne fusim diçka të re ndeshje pas ndeshje, gjë që na ndihmon.
I kam ndjekur dhe ndeshjet e Egnatias dhe të Erzenit. Egnatia është një ekip shumë i mirë dhe duhet të punojmë akoma dhe më shumë. Është një ekip i mirë. I dimë pikat e mira dhe të dobëta të Egnatias dhe të nxjerrim aty ku mund të godasim”, u shpreh Bellaj.
Arena e Lajmit
