Rendimenti i jashtëzakonshëm i Majk Menjasë tashmë dihet. Portieri u imponua menjëherë në Itali, duke u bërë numri një në pak muaj. Ndeshje në nivel të lartë, gjë që ka befasuar Dino Xofin.
“Ka rezultuar vendimtar, dha besim në të gjitha frontet teksa në derbin e fundit ishte edhe një herë i jashtëzakonshëm”, tha ai në një intervistë për “L’Equipe”. Xof pranoi se, pasi futbolli francez është “më pak i parë dhe i vlerësuar në TV”, ai nuk e njihte Majk Menjanë përpara se të nënshkruante për Milanin.
“Është një profil i plotë, shpërthyes dhe i rregullt. Personaliteti i tij është vendimtar”. Së fundi, për Xofin, klubi kuqezi “nuk ka humbur në shkëmbimin me Donarumën”.
Arena e Lajmit
