Familja e trajnerit të njohur të Portos, Serxho Konseisaos përjeton momente tmerri pasi skuadra luzitane u mposht 4-0 mbrëmjen e djeshme nga Klab Bryzh në stadiumin “Do Dragao”, e vlefshme për ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions-it.
Tifozët kanë sulmuar me gurë makinën ku brenda ishte e gjithë familja e Konseisaos, bashkëshortja Liliana dhe dy fëmijët, Rodrigo 22 vjeç dhe Zhoze 7 vjeç.
Gurët kanë thyer xhamat e makinës dhe kanë goditur një nga dy fëmijët e trajnerit portugez.
Sulmi dyshohet se është kryer nga një grup i izoluar i tifozëve të Portos.
Konseisao është në sezonin e tij të gjashtë në pankinën e Portos, teksa e ka udhëhequr ekipin në fitimin e tre kampionateve, tre Superkupave të Portugalisë dhe dy Kupa të Portugalisë.
Ai do të drejtojë rregullisht stërvitjen e sotme, pavarësisht frikës së madhe për familjarët.
– Arena e Lajmit
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
