Gjykata e Apelit caktoi datën për vulën e PD-së, avokati i grupit të Alibeajt: Të përshpejtohet shqyrtimi i seancës, pasojat mund të jenë të rënda!

Pd

Avokati i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka reaguar pasi Gjykata e Apelit caktoi datën 3 mars për çështjen për vulën e Partisë Demokratike.

Në dokumentet e publikuara në një status në “Facebook”, ai shton se gjykata duhet të afrojë datën për shqyrtimin e kësaj çështjeje, pasi sipas tij vonesa mund të sjellë pasoja të rënda.

“Sjellim në vëmendje të gjykatës se mos shqyrtimi i kësaj çështje gjyqësore mund të sjellë si pasoja cënimin e drejtpërdrejtës dhe të rëndë të interesave kushtetuese të subjektit politik të PDSH dhe të anëtarëve dhe votuesve që përfaqësojnë”, thekson Sefa.

Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore.

Gjykata caktoi sot datën për të shqyrtuar apelimin që Alibeaj i bëri vendimit të Agron Zhukrit që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit, logos dhe vulës së grupimit Berisha.

STATUSI I PLOTË

Më në fund!!!!!

Pasi kemi depozituar për të disatën herë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit të ankimit të PD-së, më në fund Gjykata e Apelit e Juriksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimit në datën 03.03.2023 në oren 11.00. Ky është një hap shumë i rëndesishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së. PD është parti e shqiptarëve të ndershëm, që respekton shtetin ligjor, partneritetin strategjik me SHBA&BE dhe që do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×