
Kim Kardashian është kritikuar sërish për editimin e fotove të saj në Instagram pasi disa fansa vunë re se gishti i saj i mesit “i mungonte” imazhit.
Ndërsa shumë fansa vunë në dukje se sa seksi dukej nëna e katër fëmijëve, të tjerë theksuan se sa keq ishte fotoshopuar fotografia.
“Prisni pak, ku është gishti i mesit?” pyeti një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Pse u editua shumë kjo foto?”.
“Editimi i tepërt është absurde. Thjesht postoni një foto të rregullt. Askujt nuk i intereson…. Jeni në të 40-at”, ka shkruar një tjetër ndjekës.
Disa nga fansat e Kardashian e mbrojtën atë në komente, duke shpjeguar se gishtat e saj mund të shtrembërohen për faktin se në kasë ne telefonit ndodhet një mbajtëse ‘pop’ e cila ka bërë që gishti i saj të mos duket qartë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian akuzohet nga fansat për përdorimin e fotoshopit në fotot e saj.
View this post on Instagram
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”