“Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik”/ Veliaj për Berishën: E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta…

Veliaj Video

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe kandidatin e PD Belind Këlliçi për protestën para godinës së Bashkisë së Tiranës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se: “Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!

E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”.

Gjatë ndalesës në institucionet kryesore, kryetari i PD-së, Sali Berisha u ndal edhe përpara Bashkisë së Tiranës ku akuzoi kryebashkiakun si të përfshirë në korrupsion me inceneratorët.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×