E rëndë në Itali, vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare, bashkëjetuesi gjendet i plagosur në rrugë (EMRAT)

Dsc 6272 1681935083579

Ngjarja e rëndë në Itali. Një 38-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë. Bëhet fjalë për shtetasen Anila Ruçi.
Trupi i gruas u gjet dje pak para orës 17:00 në banesën e saj në Scaldasole, ndërsa jashtë shtëpisë, në qendër të qytetit Lomellina, u lokalizua i plagosur nga një armë thike dhe bashkëjetuesi i saj, të cilin te fqinjët ajo e prezantonte si vëllain.

Osman Bilyhu, 38 vjeç, tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta. Mediat italiane raportojnë se bashkëjetuesi arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, duke përfunduar afër qendrës së qytetit.

Autoritetet do të marrin në pyetje Bilyhun, për të dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen. Policia po heton mbi dinamikën e ngjarjes dhe se kush është autori i vrasjes së 38-vjeçares. Alarmin për vrasjen e ngriti estetistja e fshatit me të cilën Anila Ruci, e cila njoftoi policinë, e cila gjeti gruan të pajetë në banesë.

Viktima punonte si kujdestare për të moshuarit dhe kishte rreth 1 vit që jetonte në Scaldasole.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook