Zgjedhjet për kryetarin e ri, Berisha takim me demokratët e Lezhës, mbështetësit e “presin” këmbëkryq (FOTO)

Rty

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Veriun e vendit për turin e nisur për fushatën e zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, ku një prej kandidaturave është edhe ai.

Ish-kryedemokrati është pritur me ovacione dhe thirrje në këtë vizitë në Lezhë, ndërsa disa prej militantëve, shihen të ulur këmbëkryq në sallën ku po zhvillohej takimi. Sa i takon takimit, Berisha tha se ka si qëllim për të rikthyer votën e lirë dhe të ndershme, si e vetmja zgjidhje drejt lirisë.

Më tej ai paralajmëroi edhe kryeministrin Edi Rama që të mos lëvizë asnjë centimetër në rrugën drejt BE, pasi ëndrra Evropiane sipas Berishës është një dëshirë e kahershme e shqiptarëve.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×