Flik rrëfen dramën: Bashkëshortja luftonte me kancerin, ndërsa unë…

Së fundmi, tekniku i kombëtares gjermane, Hansi Flik, është rrëfyer në një mënyrë totalisht ndryshe nga ç’është prezantuar gjatë këtyre viteve në TV.

FLIK 1

Ai pohon dramën e vitit 2010, duke vazhduar:

Gjatë Kupës së Botës në Afrikë, mora lajmin e hidhur se bashkëshortja ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Ishin momentet më të vështira të jetës, ndërsa unë isha pjesë e stafit të kombëtares gjermane.

Tashmë kisha një luftë më shumë për të fituar, të bëja krenare familjen time dhe në veçanti bashkëshorten, Silke, e gjendur në fije të perit nga kjo jetë.

Kombëtarja më dha mbështetje sapo u informua mbi problemin familjar që po përballesha.

Silke, pa diskutim është heroinë, në të gjithë kuptimin e fjalës”, rrëfente mes së dridhurash ish-tekniku i Bajernit mbi atë periudhë të errët nga ana familjare e tij.

Këtë histori ai e tregoi në prag të autobiografisë së titulluar: “Në moment për suksesin, bukurinë e lojës dhe çfarë ka vërtetë rëndësi në jetë”, e cila do të dalë shumë shpejt në treg.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×