
Dalin pamjet e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin. Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala shihet momenti kur autori qetësisht futet në lokal dhe i afrohet 50-vjeçarit.
Biznesmeni Nikulaj duket i ulur në tavolinë, teksa ka qenë duke përdorur telefonin e tij. Autori afrohet drejt tij dhe pasi fut dorën xhepin e përparmë nxjerr armën dhe qëllon drejt biznesmenit Nikulaj shtatë herë. Kamerieri dhe një tjetër person nxitojnë të ulen për t’iu shpëtuar plumbave.
Si ndodhi ngjarja:
Vrasja ndodhi me 19 prill rreth orës 13:30 në lokalin e biznesmenit Ardian Nikulaj. Autori ka qenë i veshur me uniform shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.
Viktima, rreth 50 vjeç kishte ndërruar emrin në vitin 2003, pasi më parë e kishte Marku, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet. Biznesmeni i njohur në të shkuarën ka qenë edhe ish-kreu i ALUIZN-it.
Arena e Lajmit