“Universiteti trajtohet si zyrë e qeverisë”, kreu i Sindikatës thirrje studentëve: T’i rikthejmë dinjitetin arsimit të lartë! Pedagogu: Rekrutojnë stafin për votë!

Opinion Pedagpget 2

“Grupi i Punës është pa përfaqësues të Sindikatës”, kështu është shprehur kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi gjatë një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24.

Ndërkohë pedagogu Lush Susaj tha se qeveria duhet të kthejë universitetin në shërbim të studentëve.

“Shqipëria e trajton universitetin si një nga zyrat e qeverisë, si një filial të vetin. Ju bëjmë thirrje edhe studentëve të mbështesin protestën. Më datë 22 do të kërkojmë të drejtat. Dinjiteti i profesoratit vjen duke plotësuar kërkesat kryesore të pedagogëve dhe trajtimi me prioritet të Arsimit të Lartë. Ka nevojë për investime. Duhet një investim serioz dhe jo investim 7% apo 8 % siç thotë qeveria. Dëmet që po bëhen me zbatimin e VKM së re, është një moment që do të dëmtojë rëndë universitetet e rretheve”, tha Sandër Kovaçi.

Lush Susaj: Le të gjejnë një vend tjetër siç masakrohet studenti shqiptar. Unë një fëmijë kam, e kam shkolluar në universitetin ku punoj unë. Sot nuk jeton në Shqipëri sepse ja nxinë jetën. Misioni i profesorëve është me krijuar njerëz reagues. Çfarë janë këta njerëz, shantazh mbi studentët e sindikatat.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×