VIDEO/ Reja e harron përsëri, mesfushori shqiptar shkëlqen me golin e radhës në kampionatin anglez

Mesfushori shqiptar, Anis Mehmeti, ka shkëlqyer sërish me Uajkombin në “League One” në Angli, me një gol fantastik, përballë Derbi Kauntit.

mehmeti

Në minutën e 15’, 21-vjeçari mori një top në krahë dhe mjaft bukur arriti të kalonte dy lojtarë dhe më pas lëshoi një gjuajtje me të djathtën, me portierin që nuk arriti dot ta ndalte.

Gjithsesi ky gol nuk shërbeu që skuadra e tij të dilte me pikë nga kjo transfertë, pasi Derbi arriti të përmbyste çdo gjë në pjesën e dytë.

Ky është goli i pestë për mesfushorin shqiptar në 9 ndeshje në kampionat, duke i dërguar një mesazh trajnerit të Kombëtares, Edi Reja, i cili nuk e ka grumbulluar sërish për dy sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Arena e Lajmit

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×