
Kurbin – Finalizohet operacioni i koduar “Target 4”. Në pranga ka rënë 26-vjeçari Denis Shytaj.
Gjatë operacionit të zhvilluar në Lezhë janë sekuestruar 338 doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet.
Ndërsa lëndët narkotike u gjetën të fshehura në hyrje të qytetit.
Specialistët e seksioneve për Hetimin e Narkotikëve dhe për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Target 4”, gjatë të cilit, pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, u dokumentua veprimtaria kriminale e një shtetasi, në fushat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike. Konkretisht, u arrestua shtetasi 26 vjeç, banues në Mamurras”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
and then