Ceremonia për Kosovën 15 vjet shtet i pavarur mbledh politikën shqiptare/ Nga Begaj, Arta Dade, Açka e ministret e qeverisë, mungon Rama

Whatsapp Image 2023 02 15 At 18.53.44 (1)

Ceremonia e 15 vjetorit të Kosovës si shtet i pavarur ka bërë bashkë figura të njohura të politikës dhe ish-politikanë.

Në disa foto të publikuara nga LSA shihen personazhe të politikës, që nga kreu i shtetit, Bajram Begaj, ish-presidenti Alfred Moisiu, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skëndër Durmishi, si dhe ministre të kabinetit qeveritar Rama, kryebashkiaku Veliaj, deputete e diplomatë të huaj.

Mes zëra të opozitës ishte deputetja Flutura Açka. Ndërkohë në ceremoni mungonte kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila kishte dërguar si përfaqësuese të saj Ermonela Felajn, si dhe kryeministri Rama, i cili ndodhet ende jashtë vendit. Po ashtu në këtë ceremoni nuk ishte i pranishëm as kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×