Komandanti i ekipit shqiptar të kërkimit në Turqi ndan historinë e veçantë: Pas disa orësh nxorëm nga rrënojat një 4-vjeçar, u emocionuam!

Open 2

Komandant i ekipit shqiptar të kërkim-shpëtimit në Turqi, Behar Katuci, në emisionin “Open” në News24 foli për operacionet e zhvilluara në Turqi dhe momentet e vështira që kanë hasur gjatë shpëtimit të qytetarëve. Ai theksoi se nuk janë ndalur për asnjë moment kërkimet, duke ndarë jo vetëm vështirësitë, por edhe një moment emocionues. Togeri tha se ishin mrekulluar pasi kishin shpëtuar një vogëlush katër vjeçar, ndërsa siguroi se kërkimet nuk do të ndalet dhe do vijojnë të shpëtojnë qytetarët e bllokuar nën rrënoja.

“Kemi ndërhyrë në disa segmente. Fatmirësisht ditën e tretë. Kemi nxjerrë nga rrënojat një vogëlush katër vjeçar, ka qenë një nga momentet më të bukura që kemi pasur si ekip shqiptar në qytetin e Malatisë. Ekipi shqiptar ka vazhduar me operacionet e kërkim shpëtimit. Operacionet do të vazhdojmë, kemi vijuar me dy grupe. Temperaturat kanë qenë të ulëta, por kërkim shpëtimi nga pala jonë nuk është ndalur. Kemi shpresa pasi ka pallate rënia e të cilave na bën të besojmë se mund të ketë shpëtim jetësh. E vetmja vështirësi që kam arritur të konstatoj janë temperaturat e ulëta”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×