“Vendi jonë monitorohet nga BE për parajsë fiskal”, deputeti i PD: Qeveria, kundërshtare e shpresës për t’u anëtarësuar në Bashkimin e Europian

Dash Sula

“Vendi jonë monitorohet nga BE për parajsë fiskal”, deputeti i PD: Qeveria kundërshtare e shpesës për t’u anëtarësuar në Bashkimin e Europian.

Deputeti i PD Dashnor Sula thotë se ndërsa shqiptarët janë duke shpresuar që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, qeveria është kundërshtare në këtë hap.

Statusi i plotë:

Kur pret që të futesh në BE, por që qeveria të rifut në listën e shteteve që monitorohen nga BE për parajs fiskale.

Ne pak shqiptarët që kemi mbetur në Shqipëri qëndrojmë me shpresë që një ditë do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por kundërshtar të shpresës tonë kemi qeverinë.

Për fatin tonë të keq, Vendet e Bashkimit Evropianë kanë rifutur Shqipërinë në listën e vendeve që janë nën monitorim për politikat fiskale. Kemi qenë në këtë listë dhe kemi dalë në 2019, por në vend që të ecim përpara dhe të arrijmë standartet e BE ne bëjmë regres dhe rifutemi në listën e vendeve që dyshohen si parajs fiskale dhe vende ku krijohen kushte për pastrim parash. Po të shikoni tabelën e mëposhtme që ka publikuar faqja zyrtare e Komisionit Evropian Shqipëria është e renditur e para në listën e vendeve që dyshohen për parajsa fiskale dhe që nuk bëjnë transparencë për politikat fiskale. Ndërsa të tjerat që vijnë më poshtë nuk janë aspak vende që ne aspirojmë.

Duket se ky është edhe një “grusht” i fortë ndaj qeverisë e cila insiston me ngulm për të miratuar amnistinë fiskale ndonëse kjo është kundërshtuar nga të gjitha vendet e BE.

Alarmin e se Shqipëria është kthyer në një vend ideal për bandat për të pastruar paratë në shqipëri e ka dhënë më herët “Moneyval” që e futi shqipërinë në listën gri për pastrimin e parave.Por pavarësish të gjitha këtyreve duket se qeveria jonë nuk e “vendos ujin në zjarrë”.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×