Ish-deputeti i PD nga protesta e opozitës: Jemi më afër Moskës se në kohën e Enver Hoxhës

Whatsapp Image 2023 02 16 At 11.47.26

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi nga jashtë Kuvendit, atje ku po mbahet protesta e opozitës, sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se kjo qeveri është më afër Moskës se sa në kohën e Enver Hoxhës.

“Jemi më afër Moskës se në kohën e Enver Hoxhës. Për të gjithë ata që thonë se; problemi është opozita, ata janë të frustruar. Opozita është 750 mijë qytetarë. Në rastin e Elbasanit, prokurori dhe policia tha; s’u gjet asnjë gjë e jashtëligjshme. Qytetarët me zemër kanë votuar frontin opozitar. Opozita nuk është vetëm 750 mijë, por shumë më shumë se kaq. Qeveri kishte dhe Enver Hoxha, qeveri ka dhe Kina dhe Rusia, por a janë demokraci?! Ka vetëm një kusht që të ketë demokraci, ajo është liria. Rama përjashton deputetët e PD, nuk pranon fjalën e tyre më shumë se dy minuta. Në SHBA po hetohet.”, tha ai.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×