VIDEOLAJM/ Deputeti Spaho shkul mikrofonat, çfarë ndodhi në foltoren e Kuvendit

Capture

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, i cili është përjashtuar me 10 ditë nga drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj, ndonëse i është bërë thirrje disa herë për të liruar foltoren, ka vijuar me ‘aksionin’ e tij.

Ndërkohë, siç shihet dhe në video, Spaho teksa për shumë orë i bie bilbilit pa pushim, shkul edhe mikrofonat në foltoren e Kuvendit.

Fill pas këtij episodi ai ka goditur foltoren dhe më pas ka vijuar ritualin e tij, duke i rënë bilbilit. Që në nisje të Kuvendit pak pas orës 10 të paradites, seanca është zhvilluar me debate të ashpra, ndërsa opozita ka bllokuar foltoren. Ndërkohë jashtë Kuvendit është mbajtur një protestë e thirrur nga opozita.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×