Milanit tani i lejohet të gabojë një ndeshje. Ja kalendari i dy javëve të mbetura për kuqezinjtë dhe Interin në Serinë A

Seria A në këtë edicion do të vendoset në dy javët e fundit. Milani ka fituar ndaj Veronës duke kapërcyer përsëri Interin dhe tashmë gjithçka do të vendoset në dy ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të sezonit.

milan inter

Milani ka një avantazh prej 2 pikësh ndaj Interit, por edhe një tjetër jo edhe aq të vogël të ndeshjeve direkte me zikaltërit sa i përket bilancit të këtij sezoni. Kjo do të thotë se në teori, Milanit i lejohet edhe një gabim në ndeshjet e mbetura, më saktësisht një barazim. Kështu, edhe me 4 pikë në këto dy ndeshje, Milani mund të shpallet kampion, pasi nëse Interi i fiton të dyja dhe skuadrat e mbyllin me pikë të barabarta, kuqezinjtë do të triumfonin.

KALENDARI
Java 37
Milan-Atalanta
Kaljari-Inter

Java 38
Inter-Sampdoria
Sasuolo-Milan

54345

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×