“McGonigal, Rama sajoi non-gratën e Berishës”, Hila i kthehet Nokës: Janë 4 agjenci që punojnë

Open88

Deputeti i PD-së Flamur Noka dhe analisti Dritan Hila gjatë bisedës në studion e emisionit “Open” në News24 kanë folur në lidhje me hetimin e rastit “McGonigal” dhe lidhjes së kryeministrit Rama me të.

Sipas Nokës McGonigal ka pasur një listë të zezë politikanësh ku ka qenë edhe kreu i PD, Sali Berisha, i cili më pas është goditur me non-gratën, gjë që sipas tij është kryer me lobimin e Ramës duke punësuar ish-agjentin e FBI-së si “killer politik me pagesë”.

Sipas tij McGonigal së bashku me kryeministrin Rama kanë sajuar dosjen e non-gratës së Berishës.

Nga ana tjetër Hila deklaroi se Noka po citonte fjalët e Berishës dhe Këlliçit dhe se për të vendosur mbi non-gratën janë 4 agjenci të cilat punojnë.

Pjesë nga biseda:

Noka: Miranda Devile është gazetare e New York Post, ajo thotë se një duzinë politikanësh u shtua në listën e zezë të McGonigal, mes tyre edhe Sali Berisha që u godit me statusin non-grata. Pra Rama ka puënsuar atë si një killer politik me pagesë ndaj liderit të opozitës dhe një duzine politikanësh.

Hila: Po citon Berishën dhe Këlliçin. Pas kujt fshihet Rama? Janë 4 agjenci që punojnë për non-gratat.

Noka: Është Mike Pompeo që ka thënë se nuk ka parë asnjë rresht në tavolinën e tij për këtë.

Hila: Pse duhet të shikonte, ka njerëz të tjerë.

Noka: Është McGonigal, Rama dhe Soros që kanë sajuar dosjen ndaj Berishës.

Hila: Xhorxhin e keni fiksim ju. McGonigal nuk ka fuqi një person të shpallë non-grata një ish-kryeministër.

Noka: Miku im, lideri i madh global na doli një mafioz i vogël lokal.

Hila: Neza e ka bërë për biznesin e vetë privat, ju merrni gazetaren e New York Post dhe ajo e shkruan që ta citoni pastaj.

Noka: Po të kishte të drejtë Rama do futej si struci në Surrel?

Hila: Strategjia e tij e PR-it është të mos potencojë zërin tuaj, do i dalë. Për mua vajtja juaj atje tregon dëshpërim.

Noka: Do e shohësh dëshpërimin ti. Duke përdorur parlamentin e skllevërve ashtu është

Hila: Edhe Jozefina Topalli ashtu ishte, përdorej kundër opozitës në atë kohë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×