Media greke jehonë vrasjes së Ardian Nikulajt: “Delivery” ekzekutoi biznesmenin, hyri në lokal dhe zbrazi 7 plumba

Nikulaj

Vrasja e biznesmenit tronditi mbarë opinionin publik. Ardian Nikulaj u vra teksa ishte ulur në tavolinë në lokalin e tij. Pamjet e momentit të vrasjes së biznesmenit ishin gjithashtu tronditëse.

Vrasësi gjakftohtë, me skafandër dhe i veshur me fosforeshentë futet në lokal dhe zbraz 7 plumba drejt 50-vjeçarit. Lajmi ka bërë jehonë në mediat greke.

Protothema.gr i ka kushtuar së fundmi një artikull kësaj ngjarje, teksa që në nisje shkruan: “Delivery” ekzekutoi biznesmenin në lokal”, kjo edhe për faktin se autori përdori një motor, me skafandër dhe i veshur me fosforeshentë.

“Në vendin fqinj vrasja e një biznesmeni ka mbajtur frymën. Disa ditë me parë u raportua vrasja e 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij, në Shëngjin në Lezhës. Në rrjet qarkulloi një video e rëndë e momentit të vrasjes. Ardian Nikulaj ishte ulur në lokalin e tij kur një i panjohur i veshur si ‘Delivery’ dhe me maskë, ka hyrë brenda është afruar drejt tij ka nxjerr armën dhe qëllon shtatë herë. Sakaq për këtë ngjarje hetimet ende vazhdojnë ndërsa po hetohen edhe përplasjet në të shkuarën e biznesmenit”, shkruan më tej media greke.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×